Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person, dyshohet se e ka vrarë gjyshin e tij

NULL NULL
17.01.2021 09:47

Një person është arrestuar të premten në Novobërdë pasi dyshohet se e ka vrarë gjyshin e tij.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari ka raportuar se gjyshi i tij kishte bërë vetëvrasje, pas kësaj në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shteti, i cili ka bërë ricilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë.

Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar dhe është dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.