Arrestohet një person, dyshohet se mori kredi me dokumente false NULL NULL 27.11.2024 15:07 27.11.2024 15:07 Policia e Kosoves Një person është arrestuar sot nga policia në Prishtinë, pasi dyshohet për mashtrim me dokumente false. Rasti ishte raportuar që në mars, kur u zbulua se i dyshuari kishte siguruar kontrata pune të falsifikuara për tre persona. Së bashku ata kishin arritur të mashtrojnë një bankë duke marrë kredi, njofton Klankosova.tv. Policia po vazhdon hetimet, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.