Arrestohet një mësues në Gjermani, akuzohet për sulm seksual brenda shkollës NULL NULL 16.06.2025 23:11 16.06.2025 23:11 Një mësues 63-vjeçar u arrestua në një shkollë në Erfurt të Gjermanisë të hënën në mëngjes. Siç shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv, mësuesi akuzohet për veprën penale sulm seksual – si brenda dhe jashtë shkollës. “Urdhër-arresti u ekzekutua këtë pasdite gjatë një paraqitjeje në gjykatë”, tha një zëdhënës i policisë. Siç raporton “Thuringer Allgemeine” (TA), duke cituar zyrën e prokurorit publik, krimet për të cilat akuzohet mësuesi dyshohet se kanë ndodhur midis viteve 2016 dhe 2020. Por kjo nuk është e gjitha: Një mësues i dytë është gjithashtu nën shqyrtimin e hetuesve. Sipas MDR, ai akuzohet për posedim të pornografisë me fëmijë. Hetimet lidhur me rastin në Gjermani po vazhdojnë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Trump kërkon evakuimin e Teheranit ndërsa konflikti Iran-Izrael hyn në ditën e pestë 17/06/2025