Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një kosovar, dyshohet se e vrau pronarin e një lokali në Gjermani

NULL NULL
28.04.2024 22:20
Fotografi nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja ne Gjermani
Fotografi nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja ne Gjermani; Foto: Rheinische Post

Një 52-vjeçar nga Kosova i cili banonte në Gjermani dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri një 38-vjeçar pronar i një lokali në Herzogstrasse të Düsseldorfit.

Sipas policisë gjermane pati një mosmarrëveshje mes kosovarit dhe pronarit të lokalit, e debati kishte vazhduar edhe jashtë lokalit.

Më pas dyshohet se kosovari ka shtënë me armë zjarri drejtuar lokalit. Ekipet e emergjencës nuk kishin arritur të shpëtonin viktimën për shkak të plagëve të marra, shkruan Rheinische Post, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme