Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një iranian, me pasaportë false tentoi të udhëtojë përmes Aeroportit të Prishtinës

NULL NULL
06.07.2024 10:09
Foto arkiv: Aeroporti "Adem Jashari"
Foto arkiv: Aeroporti "Adem Jashari"

Është arrestuar një shtetas i Iranit, pasi dyshohet se me pasaportë të falsifikuar ka tentuar të udhëtojë përmes Aeroportit të Prishtinës.

Policia ka bërë të ditur se pasaporta sllovake është sekuestruar, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.

ANP Adem Jashari  05.07.2024 – 18:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Iranit, pasi që me pasaportë të falsifikuar ka tentuar të udhëtojë përmes aeroportit të Prishtinës. Pasaporta sllovake është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

lajme të ngjashme