Arrestohet një i dyshuar për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë NULL NULL 04.03.2024 17:51 04.03.2024 17:51 Foto ilustruese, Policia e Kosovës Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një burrë, shtetas serb, i dyshuar për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”. Ai dyshohet se ka kryer dhunë seksuale gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë. “I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04/03/2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë”, njofton policia, përcjell Klankosova.tv. I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 1 orë më parë