Arrestohet një i dyshuar pasi kishte vjedhur një sasi të cigareve NULL NULL 20.05.2020 16:50 20.05.2020 16:50 Policia në Mitrovicë ka arrestuar një të dyshuar për veprën penalë vjedhje e rëndë, transmeton Klan Kosova. Të dyshuarit K.I., 21 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor, transmeton Klan Kosova. Në njoftimin e policisë thuhet se “arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se gjatë natës të datës 20 maj 2020, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’’ në një dyqan kishte kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, me ç’rast nga dyqani ka vjedhur një sasi të konsiderueshme të cigareve”. “Si pjesë e ndërveprimeve hetimore është realizuar edhe bastisje në banesën e të dyshuarit, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar mallrat e vjedhur, ndërsa pas procedurave të nevojshme i janë kthyer pronarit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.