Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia NULL NULL 21.11.2024 13:38 21.11.2024 13:38 Sot rreth orës 11:30, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve paraprake nga Policia e Kosovës, është arritur të lokalizohet dhe arrestohet një i dyshuar shtetas turk, 38-vjeçar me inicialet S.Y. Bëhet e ditur se i njëjti ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia me qëllim të vuajtjes së dënimit prej shtatë vjetëve burgim efektiv, për kryerjen e veprës penale, “Keqpërdorim i kartelave bankare”. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari u dërgua në ndalim policor për 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera të parapara për raste të tilla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.