Arrestohet një burrë në Viti, në shtëpinë e tij u gjetën tri thika dhe një pushkë gjysmë automatike NULL NULL 25.03.2025 09:30 25.03.2025 09:30 Foto nga Arkiva; Është arrestuar një person në Viti pasi në shtëpinë e tij janë gjetur tri thika dhe një pushkë gjysmë automatike. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike dhe tri thika”. “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.