Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një burrë në Prishtinë pasi iu gjetën 15 mijë euro, dyshohet se shmangu tatimin

NULL NULL
07.03.2025 08:59
Paratë. Foto ilustruese.
Paratë. Foto ilustruese.

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, ku gjatë kontrollit i janë gjetur 15 mijë euro, për të cilat, sipas policisë, nuk ka pasur mbulesë për prejardhjen tyre.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.

Sakaq, policia rastin e ka cilësuar si “shmangie e tatimit”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollit i janë gjetur rreth 15,000 €, për të cilat nuk ka pasur mbulesë për prejardhjen tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme