Arrestohet një burrë në Prishtinë, në shtëpi iu gjet armë dhe drogë NULL NULL 15.12.2024 08:51 15.12.2024 08:51 Foto ilustruese Një burrë u arrestua pasditen e së shtunës në Prishtinë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, iu gjetën dy revole, 19 fishekë dhe mbi një kilogram e gjysmë substancë narkotike që dyshohet se është marihuanë, transmeton Klankosova.tv Po ashtu gjatë kësaj bastisje, zyrtarët policorë gjetën dhe konfiskuan edhe dy peshore digjitale, 50 copë fishekë me gas dhe 1 mijë e 695 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në lidhje me rastin është në kërkim policor edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Rasti është iniciuar si “Posedim i substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje”.