Arrestohet një 60-vjeçar në Rahovec për armëmbajtje pa leje NULL NULL 13.02.2023 16:23 13.02.2023 16:23 Një person është arrestuar të hënën në fshatin Celinë në Rahovec, pasi i janë gjetur dy pistoleta me tre fishekë në shtëpinë e vet. “Më datën 13.02.2023 është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Celinë-Rahovec. Gjatë kontrollit, në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pistoleta dhe tre copë fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë. Pas intervistimi, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Detaje për vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri: Arma u gjet 56 metra larg nga vendi i ngjarjes 09/04/2023