Arrestohet një 35-vjeçar në Shtime, ishte në kërkim të policisë NULL NULL 09.09.2022 13:47 09.09.2022 13:47 Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet E.Q i moshës 35 vjeçare. Përmes një komunikate, policia bën të ditur se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Kanosje ’’ me dënim burgimi prej 180 ditëve, përcjell Klankosova.tv. “Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 10:35 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet E.Q (M/K) i moshës 35 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Kanosje ’’ me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë ( 180) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në komunikatën e policisë.