Arrestohet në Paris, reperi Travis Scott NULL NULL 09.08.2024 13:34 09.08.2024 13:34 Reperi amerikan, Travis Scott është arrestuar sot në Paris pasi është përleshur me truprojën e tij, thanë autoritetet në kryeqytetin francez. Policia u thirr në hotelin “George V” në orën 5 të mëngjesit për të ndaluar sherrin, thanë ata. Artisti i cili shkoi në Paris për Lojërat Olimpike, të enjten mori pjesë në gjysmëfinalen e basketbollit të meshkujve ku Amerika mundi Serbinë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Ai u arrestua për “dhunë ndaj një roje sigurie”, tha të premten zyra e prokurorit të Parisit. Roja i sigurisë kishte tentuar të ndalonte një sherr mes reperit dhe truprojës së tij, sipas një zëdhënësi të prokurorit, i cili shtoi se një hetim tashmë është hapur.