Kërkohej për tentim vrasje, kapet i dyshuari në Prishtinë NULL NULL 28.03.2025 08:38 28.03.2025 08:38 Është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka kryer veprën “Vrasje në tentativë”. Ngjarja ka ndodhur të premten e 7 marsit në rrugën “Fahri Fazliu“ në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv. Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin e dytë, O.A, të cilit i është sekuestruar një armë zjarri. I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 07.03.2025, në rrugën “Fahri Fazliu“, në Prishtinë.