Arrestohet në Kosovë shtetasi i Shqipërisë, iu gjetën katër granata dore në veturë NULL NULL 15.03.2025 09:21 15.03.2025 09:21 Granata e dorës, fotoilustrim Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të premten në autostradën “Ibrahim Rugova”. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari u arrestua pasi në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar katër granata dore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv