Arrestohet në Fushë-Kosovë një person i dënuar për vjedhje të rëndë dhe dëmtim të pasurisë NULL NULL 27.08.2025 15:24 27.08.2025 15:24 Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, nga njësitë e Stacionit Policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i kërkuar për dy vepra penale: “Vjedhje të rëndë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. I arrestuari, B.S., 45-vjeçar, është dërguar për vuajtje të dënimit me burgim prej 2 vite e 20 ditësh, bazuar në urdhëresat gjyqësore, transmeton Klankosova.tv. Policia e rajonit të Prishtinës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprime policore për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale.