Arrestohet maskota në Turqi, tentoi të rrahte arbitrin NULL NULL 07.01.2025 15:47 07.01.2025 15:47 Ekipi i Basketbollit të Göztepe ka prezantuar maskotën e tij të re, K’ANKA, gjatë ndeshjes kundër Kocaeli Kağıtspor në Kategorinë e Dytë të Basketbollit të Turqisë. Ndeshja, që u zhvillua në Kompleksin Sportiv Atatürk në Bornova, u shoqërua me tensione. Gjatë ndeshjes, K’ANKA kishte një përplasje me gjyqtarin, transmeton klankosova.tv Sipas a2cnn, përpjekjet për të qetësuar situatën nga ana e policisë nuk kishin sukses, dhe K’ANKA u përfshi në një debat me ta. Si rezultat i ngjarjeve, maskota u arrestua dhe u mor në pyetje nga autoritetet. Pas përfundimit të hetimeve, K’ANKA u lirua. Göztepe, që kthehet në parket pas 20 vitesh mungesë në ligë, humbi ndeshjen me rezultatin 78-70.