Arrestohet maniaku që ndiqte Taylor Swift NULL NULL 12.03.2017 16:46 12.03.2017 16:46 Këngëtarja Taylor Swift është më në fund e lirë nga një fans i fiksuar pas saj, i cili është arrestuar sepse ka kaluar limitet me përndjekjet e tij. Fiksimi i Mohammed Jaffar ndaj Taylor u bë rast shqetësues kur ai tentonte ta takonte këngëtaren në të gjitha mënyrat e mundshme, madje duke kaluar edhe forcat e sigurisë. Përvec faktit që ai ka foto të saj në të gjithë shtëpinë e tij, ka tentuar disa herë të futet në rezidencën e këngëtares në New York. Rasti i fundit ka qenë me 6 shkurt kur ai shkoi në mes të natës duke i rënë derës për rreth 1 orë. Mohammed ka shkuar 5 herë brenda 2 muajve në rezidencën e saj dhe ka telefonuar 59 herë menaxherët e saj që të linte një takim me 27-vjeçaren. 29-vjeçari është arrestuar më 6 mars për dhunim banese dhe përndjekje të këngëtares, si dhe është i ndaluar që të ketë kontakt me Taylor Swift, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 22/05/2025