Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet italiani që besohet se bleu pikturat e vjedhura të Van Gogh, gjendej në arrati nga viti 2016

NULL NULL
19.08.2021 22:41

Një italian trafikant i drogës i cili besohet se ka blerë dy pikturat e vjedhura të Vincent Vab Gogh u arrestua në Emiratet e Bashkuara.

46 vjeçari Raffaele Imperiale u arrestua në Dubai nga autoritetet lokale në bashkëpunim me policinë italiane, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari ka qenë në arrati që nga viti 2016 dhe autoritetet italiane e kishin futur atë në liëstën e personave më të rrezikshëm.

Në vitin 2016, dy piktura të Van Gogh të vjedhura në Amsterdam në vitin 2002 – “Kongregacioni që Largohet nga Kisha e Reformuar në Nuenen” dhe “Pamja e Detit në Scheveningen” u gjetën nga policia në një vilë të të dyshuarit.

Çdo pikturë ishte me vlerë rreth 50 milionë euro, thanë hetuesit pasi i gjetën ato.

Policia tha se i dyshuari është njëri nga figurat kryesore për trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave dhe ka një marrëdhënie të ngushtë me bandën mafioze Camorra të përqendruar në qytetin jugor italian të Napolit.

Qeveria italiane po punon për të përfunduar me shpejtësi ekstradimin e Imperiale, i cili tani është nën paraburgim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

lajme të ngjashme