Arrestohet ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa NULL NULL 24.09.2020 11:50 24.09.2020 11:50 Lajmi i fundit Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa, është arrestuar. Këtë e kanë konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, që tha se ende nuk ka informatë zyrtare. “Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kur do ta kemi informacion shtesë do të ju njoftojmë me kohë”. U raportua se Mustafa, që ishte epror i UÇK-së në zonën operative të Llapit, u arrestua nga Policia e EULEX-it për krime lufte. Lidhur me këtë klankosova.tv ka kontaktuar edhe me zyrën e EULEX-it në Kosovë dhe është në pritje të përgjigjes. Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ish-shoferi i zv. ministrit të Mbrojtjes i kërkon Kurtit që ta shkarkojë Shemsi Sylën, rendit arsyet (DOKUMENT) 22 minuta më parë