Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet i kërkuari për trafik droge

NULL NULL
22.05.2019 10:23

Një 33-vjeçar me inicialet A.D është arrestuar nga forcat e Policisë së Durrësit, pasi prej afro 1 viti ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, në datë 01.07.2017 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg “, për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme./top channel/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.