Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet i dyshuari në Prishtinë për dhunë fizike dhe psikike ndaj shtetases së huaj

NULL NULL
21.12.2025 10:52

Një person është arrestuar në Prishtinë për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër shtetase e huaj.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, pas intervistimit i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë që viktima është dërguar në një strehimore për mbrojtje dhe siguri.

“Prishtinë / 20.12.2025 – 10:00-15:45. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër shtetase e huaj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktima është dërguar në strehimore”, njofton PK. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme