Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet hajni i biçikletave në Ferizaj

NULL NULL
30.05.2016 15:46
Young man in handcuffs

Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar për vjedhjen e 13 biçikletave në Ferizaj dhe rrethinë, ,vjedhje këto  të kryera gjatë muajit të kaluar.

Sipas policisë,  LL.H. 26 vjeçar dyshohet për vjedhje të biçikletave në lokacione të ndryshme, e kryesisht në oborret e xhamive në qytetin e Ferizajt dhe rrethinë .

“as intervistimit të të dyshuarit,hetuesit kanë arritur që si prova materiale të gjejnë dhe konfiskojnë 10 biçikleta tek personi tjetër i dyshuar,pasi që të njëjtat i kishte blerë nga i dyshuari i par”.

“Janë gjetur dhe përkohësisht konfiskuar edhe tri biçikleta tjera në Prishtinë,të cilat i dyshuari i kishte shituar atje,por për momentin nuk kemi shënimet e të gjithë të dëmtuarve,të cilët ndoshta nuk i kanë paraqitur rastet e vjedhjeve në polici,prandaj luten qytetarët që të paraqiten në polici për kompletimin e rasteve dhe tërheqjen e biçikletave” bën të ditur policia, transmeton Klan Kosova.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.