Arrestohet Emily Ratajkowski NULL NULL 05.10.2018 09:00 05.10.2018 09:00 Qindra protestues që po e kundërshtojnë presidentin Donald Trump për nominimin e Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme, janë arrestuar në Ëashington DC. Komedianja Amy Schummer dhe modelja Emily Ratajkowski ishin në mesin e 302 grave të ndaluara që protestuan kundër këtij nominimi, transmeton Klan Kosova. Emily Ratajkowski ka thënë se u arrestua të enjten teksa ishte duke protestuar. Modelja 27-vjeçare ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihej duke mbajtur një letër të madhe në të cilën lexonte ‘Respektoni ekzistencën e femrës ose prisni rezistencën e saj’. ‘Sot u arrestova duke protestuar për nominimin e Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme, një njeri që është akuzuar nga gra të shumta për sulm seksual’, ka shkruar Emily në Instagram. ‘Burrat që dëmtojnë gratë nuk mund të vendosen në pozita të pushtetit. Unë kërkoj një qeveri që pranon, respekton dhe mbështet gratë aq sa burrat’. View this post on Instagram Today I was arrested protesting the Supreme Court nomination of Brett Kavanaugh, a man who has been accused by multiple women of sexual assault. Men who hurt women can no longer be placed in positions of power. Kavanaugh’s confirmation as a Justice of the Supreme Court of the United States is a message to women in this country that they do not matter. I demand a government that acknowledges, respects and supports women as much as it does men. A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on Oct 4, 2018 at 1:32pm PDT