Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet e mitura dhe 23-vjeçari, dyshohen për grabitje në Mitrovicë

NULL NULL
03.12.2024 20:56
Foto ilustruese. Policia e Kosovës.
Foto ilustruese. Policia e Kosovës.

Policia ka arrestuar një vajzë të mitur, dhe një 23-vjeçar, si të dyshuar për grabitjen e ndodhur në Mitrovicë, të martën e javës së kaluar.

E mitura pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të arrestuarit tjetër F.H, iu caktua masa e ndalimit policor.

Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Mulliri i vjetër”, ku viktimës i ishin grabitur një sasi e të hollave dhe një orë dore me vlerë të konsiderueshme, bëri të ditur policia, përcjell Klankosova.tv.

lajme të ngjashme