Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet drejtuesi i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi

NULL NULL
20.10.2020 11:52

Drejtuesi i degës i qendrës së Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar sot nga policia derisa ai ishte duke shkuar në një protestë paqësore në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Vetëvendosjes në Shqipëri, e cila këtë arrestim e ka quajtur “politikë të fëlliqur të Qeverisë Rama”, njofton Klan Kosova.

“Ky arrestim është tipikisht i porositur. Arrestimi u krye para se të fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin. Tubimi paqësor protestues i organizuar nga Shoqata “Çamëria” dhe PDIU me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek në Tiranë synon shtrimin e kërkesave në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufijve detarë”.

Vetëvendosje në Shqipëri thotë se është për miqësinë e bashkëpunimin mes popujve, për të drejta europiane për minoritetet, por mbi të gjitha për shtete të drejta e jo diskriminuese.

“Për sa kohë shteti grek vazhdon politika diskriminuese e armiqësore ndaj shqiptarëve, ne do të vazhdojmë ta themi të vërtetën, edhe duke protestuar, e Rama nuk mund të na ndalë me arrestime të shënjestruara. Bëjmë thirrje të lirohet Boiken Abazi një orë e më parë, e të dënohen urdhërdhënësit për përndjekjen politike e shënjestrimin që po na bëjnë!”.

Për arrestimin “e porositur dhe të padrejtë”, kjo parti thotë se pushteti aktual dëshiron t’i ofrojë “një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.