Arrestohet Conor McGregor NULL NULL 24.03.2022 08:37 24.03.2022 08:37 Conor McGregor është arrestuar. Luftëtari 33-vjeçar irlandez u arrestua të martën për ‘vozitje të rrezikshme’ të dyshuar në Dublin të Irlandës. Sipas Ireland’s Independent, Conor thuhet se u tërhoq teksa ngiste Bentley Continental GT, e cila vlen më shumë se 230 mijë dollarë, pasi kishte marrë një numër dënimesh të mëparshme për trafik, transmeton Klankosova.tv. Conor u “arrestua për kundërvajtje në trafikun rrugor” dhe makina e tij u sekuestrua. Pas lajmit për arrestimin e tij, zëdhënësi i Conor lëshoi një deklaratë. “McGregor po udhëtonte me makinë për në palestër kur u ndalua nga policia irlandeze për shkelje të dyshuara të trafikut rrugor”, thuhet në deklaratë. “Ai kaloi testet e drogës dhe alkoolit të marra në stacion”.