Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet brazilianja në Shkodër për ushtrim prostitucioni në një banesë

NULL NULL
21.11.2025 10:28

Policia e Shtetit ka arrestuar një 23-vjeçare, shtetase braziliane, që ushtronte prostitucion në një apartament që e kishte marrë me qira në Shkodër.

Pos saj, në të njëjtin rast ishte arrestuar edhe një 28-vjeçar për prostitucion dhe organizim të lojërave të fatit.

“Në kuadër të operacionit u arrestuan 2 shtetas u kapën në ambientet e apartamentit, konkretisht: Shtetasja braziliane D. G., 23 vjeçe, e cila kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit”

“H. H., 28 vjeç. Gjatë veprimeve  procedurale u dokumentua aktiviteti i lojërave të fatit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për 34-vjeçaren me inicialet B. B., administratorja e apartamentit, për veprën penale ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme