Arrestohet autori i plagosjes së trefishtë në Shkodër NULL NULL 07.04.2023 22:02 07.04.2023 22:02 Policia e Shkodrës në Shqipëri ka vënë në pranga autorin e plagosjes së trefishtë të premten në Shkodër. Falë negociatave me familjarët e shtetasit A. H., u bë e mundur që rreth orës 20:00, ky shtetas të vetëdorëzohej në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale. A. H. plagosi me thikë bashkëmoshatarët e tij, shtetasit K. H., E. T. dhe Xh. P. Ky i fundit ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy shtetasit e tjerë, pas ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi. /euronews.al *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Policia angleze e quan hero punonjësin që u përball me plaçkitësin e armatosur (VIDEO) 2 months