Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren NULL NULL 28.06.2025 21:23 28.06.2025 21:23 Foto: MediaBiro Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dyshuar për shkaktim zjarri në një objekt në Ulqin. Sipas Policisë së Malit të Zi, kosovari me inicialet L.H. dyshohet të ketë hedhur një cigare para objektit, dhe nga ajo dyshohet se u shkaktua zjarri. “Prokurori u informua për incidentin dhe tha se L.H. duhet të arrestohet dhe kundër tij të ngrihet një padi penale”, njoftoi policia malazeze. Ndër tjera, u tha se dëmi nga zjarri në fjalë mund të jetë deri në 200 mijë euro, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.