Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet 36-vjeçari në Shtime, gjuajti me armë në dasmë

NULL NULL
02.08.2024 12:49
Te shtena me arme zjarri, ilustrim

Policia në Shtime ka arrestuar një person pasi kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në rrugën “2 korriku”.

I dyshuari është 36-vjeçar me inicialet D.F., tek i cili bëhet e ditur se është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut.

Ai është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar pistoleta.

lajme të ngjashme