Arrestohet 21-vjeçari, dyshohet se e dhunoi një 16-vjeçare në Fushë Kosovë NULL NULL 27.11.2022 20:25 27.11.2022 20:25 Një 21 vjeçar është arrestuar gjatë të shtunës mbrëma. Ai dyshohet se e ka dhunuar një vajzë 16-vjeçare në një nga motelet e Fushë Kosovës. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryeprokurori i Prishtinës Kujtim Munishi. Munishi tha se nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit. “Po, është ndaluar mbrëmë. Nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Munishi. Ai theksoi se rasti është ende duke u hetuar. “Hetimet janë duke u vazhduar, ende është herët të japim një përgjigje përfundimtare”, tha ai. Raportohet se vajza ka qenë e raportuar si e zhdukur për një javë. Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.