Arrestohet 17-vjeçari që shpërndante kokainë në Kukës NULL NULL 15.02.2026 15:40 15.02.2026 15:40 Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kukës, i dyshuar si pjesë e një grupi që shpërndante lëndë narkotike në qytet, ndërsa numri i të arrestuarve ka shkuar në katër. Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, arrestimi u krye në kuadër të vijimit të operacionit policor të koduar “Start 2”, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. I mituri, banues në Kukës, dyshohet se në bashkëpunim me tre personat e arrestuar më herët shiste lëndë narkotike të dyshuar kokainë në qytet, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv. Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.