Arrestohen tre serbë, po dërgonin drogë nga Kosova në Serbi NULL NULL 01/03/2017 01/03/2017 Policia e Pejës ka arrestuar tre shtetasë të Serbisë si të dyshuar se një sasi të substancës narkotike të marrë në Kosovë kanë provuar ta dërgojnë në Serbi. Vetura ku ndodheshin të dyshuarit e që ishte me targa të Serbisë është ndaluar në fshatin Gurakoc të Istogut, transmeton Klan Kosova. Me urdhër të prokurorit kompetent dhe gjyqtarit është kontrolluar vetura dhe personat e dyshuar. Gjatë kontrollit në pjesë të ndryshme të veturës janë gjetur dhe konfiskuar 19 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të cilat pas matjes kanë rezultuar të jenë me peshë: 9 kg 170.2 gram. Personat e dyshuar dhe të arrestuar nga Policia e Kosovës janë: P. Q. (1980), B.K (1987) dhe B.K (1981). Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Po ashtu në cilësi të provave materiale është konfiskuar vetura dhe sasia e narkotikëve.
Kosova Sofra e Drenicës me bashkatdhetarë, Nura: Të bashkuar si në kohërat e vështira (FOTO) 2 minuta më parë
Kosova ‘’Lërini fëmijët të qetë!’’ – avokati del me sqarim juridik rreth Udhëzimit Administrativ mbi bartjen e mbulesës 10 minuta më parë
Ndërkombëtar 20 yje fëmijë, pamja e të cilëve si të rritur na mahniti plotësisht (FOTO) 22 minuta më parë