Arrestohen tre persona në Prishtinë, të dyshuar për posedim të substancave narkotike NULL NULL 09.10.2023 21:50 09.10.2023 21:50 Tre persona janë arrestuar nga policia në Prishtinë të dyshuar për posedim të jashtëligjshëm të substancave narkotike. Në njoftimin e policisë thuhet se në rrugën “Dritan Hoxha”, njësitet e policisë kanë hasur në tre të dyshuar, të cilët ishin në veturë dhe iu gjetën substancat narkotike. “Personi i cili ishte pasagjer në pjesën e pasme del nga vetura me një qese najloni në dorë ku dyshohej se kishte substance narkotike, i njëjti është ndaluar nga ana e policisë dhe tek i dyshuari me iniciale Sh.A. janë gjetur në cilësinë e provave material 155 gramw substancave narkotike e llojit mariuhanë. Tek pasagjeri me inicialet B.SH., i cili ishte në veturën Tiguan janë gjetur 70 gramw substanca narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftim. Më pas u bastisën edhe tri banesat e të dyshuarve, ku në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 435 gramë substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë, një peshore dixhitale dhe folje për paketim të substancës narkotike, ndërsa në dy lokacionet tjera nuk është gjetur diçka e dyshuar. Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej dëshmitë si në vijim: • Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 435 gramë; • Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 80 gramë; • Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 75 gramë; • Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 70 gramë; • Tre telefona mobil; • Një peshore; • Folie për paketimin e substancës narkotike./Klankosova.tv.