Arrestohen për ‘ekstremizëm’ dy gazetarë që punonin për Navalnyn NULL NULL 28.04.2024 10:11 28.04.2024 10:11 Sergey Karelin Dy gazetarë rusë që punonin për një grup të themeluar nga politikani i ndjerë i opozitës, Alexei Navalny, janë arrestuar me akuza për “ekstremizëm”. Konstantin Gabov dhe Sergey Karelin akuzohen për përgatitjen e materialit për një kanal në YouTube të drejtuar nga Fondacioni i Navalny për Luftën kundër Korrupsionit, i cili është i jashtëligjshëm nga autoritetet ruse, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv. Të dy mohuan akuzat, për të cilat do të mbahen në paraburgim për të paktën dy muaj, përpara se të fillojë gjyqi. Ata përballen me minimum prej dy vjetësh burg dhe me maksimum prej gjashtë vjetësh për “pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste”, sipas gjykatave ruse. Të premten, një gazetar që punonte për edicionin rus të revistës Forbes, Sergei Mingazov, u arrestua me akuzën e përhapjes së informacionit të rremë për ushtrinë ruse.