Arrestohen katër të mitur, dyshohen se sulmuan një person NULL NULL 27.03.2023 10:36 27.03.2023 10:36 arrestimi Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona, pasi të njëjtit dyshohen se e sulmuan një tjetër. Sipas njoftimit, të gjithë personat e arrestuar janë të mitur, teksa rasti ka ndodhur gjatë ditës së shtune në fshatin Plementin të Obiliqit, transmeton Klankosova.tv. “Dje nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit, janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar për veprën lëndim trupor. Rasti ka ndodhë me 25.03.2023, në fshatin Plemetin, ku personat e dyshuar kanë sulmuar një person”, thuhet në njoftim. “Personat e arrestuar, që të gjithë të mitur, janë intervistuar nga ana e policisë në prezencë të prindërve, avokatëve mbrojtës, zyrtarëve të qendrës për punë dhe mirëqene sociale dhe më pas me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”. Policia tha se ndaj katër personave të dyshuar është iniciuar rast për veprën lëndim trupor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025