Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë: Policia sekuestron armë zjarri dhe thika

NULL NULL
25.12.2024 09:47

Njësia policore ka ndaluar një veturë gjatë një pike kontrolli në Prishtinë, mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:45, ku ka arrestuar dy të dyshuar kosovarë.

Gjatë kontrollit, në automjet u gjetën një armë zjarri dhe dy thika, transmeton klankosova.tv.

Pas arrestimit, të dyshuarit u shoqëruan për intervistim dhe, me vendim të prokurorit, u liruan në procedurë të rregullt.

Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet do të vazhdojnë për zbardhjen e rastit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.