Arrestohen dy shtetas të Turqisë në aeroport, kishin pasaporta false NULL NULL 07.12.2024 08:59 07.12.2024 08:59 Foto arkiv: Aeroporti "Adem Jashari" Dy shtetasë të Turqisë, një burrë dhe një grua, janë arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi kishin prezantuar pasaporta franceze false. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se dokumentet janë sekuestruar. Ndërsa të dyshuarit pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.