Arrestohen dy shtetas të Kosovës dhe një i Serbisë për posedim të narkotikëve NULL NULL 22.09.2023 09:15 22.09.2023 09:15 arrestohen Janë arrestuar tre persona, dy shtetas të Kosovës he një i Serbisë për posedim të narkotikëve. Bëhet e ditur se pas intervistimit me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Janë arrestuar tre të dyshuar dy shtetas të Kosovës ( një femër dhe një mashkull) dhe një shtetas I Serbisë, pasi pas një pune hetimore me vendim të gjykatës është bastisur banesa e njërit nga të dyshuarit, ku ndodheshin edhe dy të dyshuarit tjerë, me ç’rast si provë materiale janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me një sasi prej 65.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë dhe 220€ para kesh. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.