Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen dy persona për vjedhje në Prishtinë

NULL NULL
01.07.2024 17:15
arrestohet
Fotografi ilustruese e te arrestuarit

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nga policia të dyshuar për vjedhje.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme në intervalin kohor prill – qershor 2024.

“Puna e hetuesve të stacionit policor qendra,  është finalizuar sot, me ç’ rast kanë arritur që të identifikojnë dhe  arrestojnë personat e dyshuar: A. C , mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, A. C , mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”.

“Personat e  dyshuar pas arrestimit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.