Arrestohen dy persona për mashtrim NULL NULL 15.12.2016 11:20 15.12.2016 11:20 Mbrëmë janë arrestuar dy të dyshuar për mashtrim. Sipas policisë, rasti është raportuar me datën 14.12.2016 rreth orës 14:00, nga ana e viktimës i cili i ka deklaruar se me personat e dyshuar, kanë qenë duke bërë një marrëveshje për shitblerje automjetesh, mirëpo të dyshuarit duke mashtruar viktimën me automjetin e viktimës janë larguar në drejtim të qytetit të Vushtrrisë”. Poashtu bëhet e ditur se hetuesit kanë arritur që të gjejnë automjetin me të cilin janë larguar personat e dyshuar, dhe të njëjtin i kanë kthyer palës ankuese. Personat e dyshuar po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes, transmeton Klan Kosova.