Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen dy persona në Prishtinë, në veturën e tyre u gjet një armë

NULL NULL
27.11.2024 11:23
Foto ilustruese e arrestimit.
Foto ilustruese e arrestimit.

Policia ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi në veturën e tyre është gjetur dhe sekuestruar një armë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe sekuestruar një armë. Në koordinim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

lajme të ngjashme