Arrestohen dy persona, dyshohet se dhunuan një 11-vjeçare NULL NULL 24.11.2022 20:18 24.11.2022 20:18 Foto ilustruese Dy persona janë arrestuar nga policia në Ferizaj gjatë ditës së sotme. Ata dyshohet se e kanë dhunuar një vajzë të moshës 11-vjeçare. Personat e dyshuar janë të moshës 18 dhe 15 vjeçare. Ata janë dërguar në mbajtje për 48 përkatësisht 24 orë. Kështu deklaroi për Klankosova.tv kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari. Jashari tha se lidhur me rastin para disa ditësh është dërguar në paraburgim edhe një person i moshës madhore, njofton Klankosova.tv