Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen dy kushërinj nga Dibra, pjesë e listës së 100 personave më të kërkuar nga Italia

NULL NULL
15.03.2025 12:18

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar Andon Sina dhe Niko Sina, të dy kushërinj në fshatin Rreth Kale të Dibrës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se arrestimi i të përmendurve më lartë vjen me qëllim të ekstradimit, pasi janë në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali.

Të arrestuarit kërkohen nga Italia që prej vitit 1999, sipas policisë, fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitet tjetër.

“Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale ‘Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim’,  dhe ‘Vrasja e mbetur në tentativë'”.

K”ëta shtetas në Komunen Griciniano d’Aversa, 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar  B.C dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F.S,  për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme