Arrestohen 4 policët e suspenduar për plagosjen në veri NULL NULL 11.04.2023 23:05 11.04.2023 23:05 POLICIA E KOSOVËS Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar katër zyrtarë policorë të për plagosjen e një personi mbrëmë në Leposaviq. IPK-ja bën të ditur se bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara deri më tani janë suspenduar katër zyrtarë policorë , ndaj tre zyrtarëve që nuk kishin raportuar lidhur me rastin dhe një zyrtar për mos raportim si dhe për përfshirjen e tij në rast, njofton Klankosova.tv. Madje mbi të njëjtit rëndojnë edhe veprat penale “Moslajmërim i veprës penale” dhe “Vrasje në tentativë”. “Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore në koordinim me prokurorinë hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot në orët e mbrëmjes katër zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “mos lajmërim i veprës penale” dhe njëri nga ta është i dyshuar për veprën penale “vrasje – në tentativë” (lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës). Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë” thuhet në njoftimin e tyre. Mes tjerash IPK-ja bën të ditur se bashkë me Prokurorinë e Shtetit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.