Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestimi i ish-policit në Serbi, presidentja Osmani në kontakt me Quintin dhe zyrën e BE-së

NULL NULL
11.06.2025 11:31

Presidenca e Kosovës është deklaruar rreth rastit të arrestimit të ish-policit, Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe.

Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani ka deklaruar për Klankosova.tv se e para e shtetit me t’u njoftuar për rastin ka kontaktuar me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi.

“Presidentja Osmani, sapo është njoftuar për rastin, ka kontaktuar menjëherë me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi dhe ka qenë poashtu në kontakt me shtetet e Quint-it dhe Zyrën e BE-së. Angazhimi i Presidentes do të vazhdojë”, tha ai.

Ish-polici Spahiu u arrestua ditë më parë në Serbi, ndërsa i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji. Ai po dyshohet për “Vrasje të rëndë” nga Serbia për rastin Banjska të vitit 2023

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.