Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestimi i 8 zyrtarëve, Mehmeti: Jemi të përkushtuar për zbatim të ligjit dhe integritet të Policisë

NULL NULL
05.03.2021 14:37

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, pas arrestimit të tetë pjesëtarë të policisë, ka thënë se mbetën të përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe që policët të jenë me integritet.

Ai ka thënë se hetimet kanë rezultuar me disa prova të caktuara kundër këtyre pjesëtarëve të policisë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që ta zbatojë ligjin dhe çdo pjesëtarë i joni të ketë integritet, hetimet të cilat janë bërë janë hetime që kanë rezultuar me disa prova të caktuara”.

Mehmeti ka thënë se nuk është me rëndësi koha se kur ndodhin arrestimet por sipsaj tij rëndësia qëndron tek përkushtimi dhe të trajtohen në mënyrë të mirëfilltë rastet.

“Kur bëhen hetime ne nuk e shikojmë fare pozitën”.

Kryeshefi  i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj, tha se  operacionet e tilla tregojnë për përkushtimin e tyre.

“Hetimi është zgjeruar dhe sot në mëngjese  është realizuar aksioni ku janë arrestuar tetë  zyrtarë policorë, operacionet e tilla flasin për përkushtimin e madh ndaj punës”, tha ai.

Kryeprokurori i komunës së Prishtinës Kujtim Munishi, tha se veprimet e fundit janë treguesi më i mirë i luftës ndaj korrupsionit.

Të premten Policia përmes një aksioni ka arrestuar tetë zyrtarë  policor me dyshimin për veprat penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik”, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrim ndikimi”dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar./EO

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.