Arrestime të reja në Veri për vrasjen e Oliver Ivanoviq (VIDEO) NULL NULL 16.10.2019 07:31 16.10.2019 07:31 Është arrestuar zyrtari i lartë policor në stacionin e policisë në Veri të Mitrovicës, Rade Basara, njofton Klan Kosova. Përpos tij, është arrestuar edhe një person tjetër emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Këto arrestime kanë ndodhur sot gjatë një aksioni special me 100 policë të angazhuar, nga i cili nuk është arritur të arrestohet edhe zyrtari tjetër i lartë – shef i Operativës, Zhelko Bojiq. Që të dy, sipas prokurorit special Sylë Hoxha, dyshohen për krim të organizuar, pjesëmarrje në fshehjen e provave dhe veprimtarive tjera që kanë të bëjnë me vrasjen e Oliver Ivanoviq. Përpos kësaj, Hoxha ka thënë se i gjithë ky aksion është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale përderisa është ekzekutuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti i Krimeve të rënda, njofton Klan Kosova. Më poshtë pamjet nga terreni realizuar nga gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025